Spiropali refuzon mbledhjen/ Rama sulmon deputetët e tij: Duhet të jeni më aktivë në rrjetet sociale

Elisa Spiropali refuzoi të jetë e pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Refuzimi i saj vjen në kohën kur vendi është përfshirë në protesta masive kundër Edi Ramës.

Ky i fundit u shfaq i tërbuar me deputetët e tij gjatë mbledhjes.

Mësohet se Rama u ka kërkuar me tone të ashpra që të jenë më aktivë në rrjetet sociale.

Po ashtu Rama u ka thënë atyre se duhet të jenë aktivë edhe në Kuvend, kurse vetë e ka braktisur prej kohësh parlamentin.

Për një muaj qytetarët kanë zbritur në shesh para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Kjo situatë e ka shfazuar Ramën, i cili shfaqet çdo ditë duke sulmuar këdo që i del kundër.