Të shëna me armë në fan zonën e Botërorit në San Jose: një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fan zonën e Kampionatit Botëror 2026 në San Jose, Kaliforni, ku një sulm me armë zjarri ka lënë të paktën një person të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se rasti po hetohet si vrasje.
Sipas policisë së San Jose-së, një person ka sulmuar zonën e njohur San Pedro Square, duke shkaktuar panik mes qytetarëve, bllokim të rrugëve dhe mbyllje të disa bareve në zonën e argëtimit. Ngjarja ka ndodhur në një nga fan zonat zyrtare të Botërorit në zonën e Gjirit të San Franciskos, ku tifozët mblidhen për të ndjekur ndeshjet në ekranë gjigantë.
Autoritetet kanë sqaruar se në momentin e sulmit nuk po transmetohej asnjë ndeshje e Botërorit, ndërsa takimi i vetëm i ditës, mes Kanadasë dhe Afrikës së Jugut, kishte përfunduar më herët gjatë ditës.
“Një person është shpallur i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër është transportuar në spital në gjendje kritike. Rasti është duke u hetuar si vrasje. Disa rrugë përreth janë mbyllur për qarkullimin,” thuhet në njoftimin e policisë së San Jose në rrjetin X.
Hetimet për identifikimin e autorit dhe motivet e sulmit janë ende në vijim, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonat e tifozëve gjatë Botërorit 2026.