Prokuroria Vlorë i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Radhimë dhe Dukat

Elton Qyno – Syri.net

Një hetim që nisi në prokurorinë e Vlorës, duke pasur në qëndër të vëmëndjes falsifikimet e dokumentave për tjetërsimin e pronës në zonat e Rradhimës, Dukatit dhe Orikumit, tashmë ka përfunduar në dyert e SPAK-ut.

Prokuroria e Vlorës, ka shpallur moskopetencën dhe ja ka çuar dosjen penale, prokurorisë së posaçme SPAK, e cila mbi bazën e disa kallëzimeve të paraqitura nga banorët e zonës, ka rregjistruar një dosje penale.

Paralelisht me këtë dosje, mësohet se SPAK ka kërkuar në prokurorinë e Vlorës dhe aktet hetimore që kjo prokurori ka prodhuar gjatë fazës së hetimit paraprak.

Ndaj mbi bazën e këtyre akteve hetimore SPAK dhe prokuroria e Vlorës ushtruan kontrolle në disa banesa në Vlorë, përfshirë dhe zyrën e hipotekës së këtij qyteti.

LEXO EDHEPronat në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës

Oligarkë të fuqishëm të lidhur dhe me banorë vendas kanë tjetërsuar dhe më pas hipotekuar sipërfaqe të tëra toke bujqësore, duke nxjerrë jashtë loje pronarët që kishin fituar gastrat e tokës me ligjin 7501.

Siç mësohet, kallëzimi është depozituar nga një grup banorësh të Kuvendit të Orikumit, Radhimës dhe Dukatit, të cilët jo vetëm në Prokurorinë e Vlorës, por edhe në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, kanë depozituar kallëzime penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”.