Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë godet Kinën jugperëndimore, 13 të plagosur

Nuk u raportuan viktima dhe 13 persona pësuan lëndime të lehta deri në orën 3:30 të mëngjesit të së hënës, pasi një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi Qarkun Gaoxian në Qytetin Yibin, Provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore, thanë të hënën autoritetet lokale.

Të plagosurit janë dërguar në spitale për trajtim dhe 196 të tjerë janë zhvendosur. Përpjekjet e ndihmës po zhvillohen në mënyrë të rregullt, sipas selisë së komandës së ndihmës pas tërmetit në Yibin.

Tërmeti ndodhi në orën 0:12 të mëngjesit të hënën (ora e Pekinit). Epiqendra u monitorua në 28.50 gradë gjerësi veriore dhe 104.69 gradë gjatësi lindore, me një thellësi prej 6 km, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës.

Administrata e tërmeteve në Kinë ka filluar një reagim emergjent të Nivelit III pas tërmetit./ Xinhua.