VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët makina në pazarin e Korçës
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e pazarit në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti ka qenë i parkuar ndërsa ka marrë flakë.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti në mjet.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.