Korça në protestë, qytetarët mblidhen në sheshin para Katedrales: Rama IK
Protesta është shtrirë edhe në Korçë, ku qytetarë janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit, përpara Katedrales, duke iu bashkuar tubimeve të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit.
Gjatë protestës, qytetarët kanë mbajtur fjalime dhe kanë shprehur qëndrimet e tyre, ndërsa tubimi ka vijuar në një atmosferë të qetë.
Korça është një prej qyteteve ku qytetarët kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për t’iu bashkuar thirrjeve për protestë.