Statistikat dhe rekordet historike të fazës së grupeve
Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 ka përfunduar duke dhuruar emocione, surpriza dhe një sërë rekordesh historike. Nga Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, te Mohamed Salah dhe talenti 17-vjeçar Gilberto Mora, ky Botëror ka hyrë tashmë në histori për statistikat e tij të jashtëzakonshme.
Një nga momentet më të veçanta ishte fitorja e parë historike e Egjiptit në Kupën e Botës, e arritur pas plot 92 vitesh pritjeje.
"Faraonët" përmbysën Zelandën e Re falë golave të Zico, Mohamed Salah dhe Trezeguet.
Në stol u vendos gjithashtu një rekord i ri, pasi Dick Advocaat u bë trajneri më i vjetër në historinë e Botërorit, duke drejtuar Curaçaon në moshën 78-vjeçare.
Në aspektin individual, Ousmane Dembele realizoi një tregolësh në vetëm 32 minuta kundër Norvegjisë, një nga më të shpejtët në historinë e kompeticionit, ndërsa Gilberto Mora i Meksikës u bë një nga futbollistët më të rinj që ka luajtur ndonjëherë në një Kupë Bote, në moshën vetëm 17 vjeç.
Portieri Eloy Room hyri në histori me 16 pritje në barazimin 0-0 të Curaçaos ndaj Ekuadorit, duke barazuar rekordin absolut të një ndeshjeje të Botërorit.
Argjentina, Franca dhe Meksika ishin të vetmet kombëtare që e mbyllën fazën e grupeve me pikë të plota, ndërsa Gjermania regjistroi fitoren më të thellë me suksesin 7-1 ndaj Curaçaos.
Cristiano Ronaldo zgjeroi rekordin e tij duke shënuar në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, ndërsa Lionel Messi kryeson garën për "Këpucën e Artë" me gjashtë gola. Në repartin e asistimeve, Alexander Isak, Bruno Guimarães dhe Michael Olise janë në krye me nga tre.
Ndërkohë, vetëm Meksika dhe Spanja e mbyllën fazën e grupeve pa pësuar asnjë gol, duke konfirmuar mbrojtjet më solide të turneut deri në këtë fazë.