Tragjedi në Arabinë Saudite, rrëzohet helikopteri, 14 të vdekur

Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e të 14 personave që ndodheshin në bord. Helikopteri i përkiste kompanisë saudite të naftës Aramco dhe u rrëzua në zonën e Ras Tanura, në bregun lindor të Gjirit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

Aksidenti ndodh në një periudhë kur Aramco ka rifilluar ngarkimin e naftës bruto në terminalin e Ras Tanura, pas një ndërprerjeje prej gati katër muajsh, të shkaktuar nga tensionet dhe konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, Arabia Saudite është angazhuar në përshpejtimin e zhvendosjes së anijeve të bllokuara, teksa vendet prodhuese të Lindjes së Mesme kanë rritur prodhimin dhe eksportet e naftës dhe gazit përpara hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje të përkohshme për armëpushim.