'Rama jepe dorëheqjen'/ Sot protesta e 29-të kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit
Në Tiranë do të zhvillohet sot, të dielën, protesta e 29-të kombëtare kundër qeverisë, e organizuar nga qytetarë dhe aktivistë që kërkojnë largimin e qeverisë.
Pruestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, t’i bashkohen tubimit, ndërsa pritet pjesëmarrja e shumë emigrantëve të ardhur nga vende të ndryshme.
Sipas njoftimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës, pjesëmarrësit do të shprehin kërkesat e tyre, me fokus kryesor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pruestuesit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në tubim.