Mirëdita Edvin, besoj më njeh...
Nga Ylli Dylgjeri/
Të ndoqa pak çaste sot në podkast, ku si aktor që je po i drejtoheshe publikut për zgjidhjen e halleve të punonjësve të Administratës Publike tani që mijëra protestues, dhjetëra media, brenda dhe jashtë vendit, mijëra komente të kanë vënë poshtë e po të thërrasin: Rama jep dorëheqje!
Po tubohen e ulërasin kudo. Deri tani në 29 protesta në Tiranë e dhjetëra të tjera në botë. Ti çdo ditë po përbuzesh e po shahesh me libër shtëpie, po pështysh, e po fyesh në çdo poster rrugësh.
Në këtë atmosferë ti del për të marrë përsipër zgjidhjen e burokracive... e të padrejtësive në administratën tënde të pjerdhur.
Besohesh më ty?
Për të mos e zgjatur, ti je aktori edhe autori i pushimit tim nga puna për 4 vargje!
Sot po të informoj ty dhe opinionin, se u bënë 8 vite i pushuar, 8 vite në gjyqe, 8 vite pa punë dhe 8 vite pa asnjë të ardhur!
Ndërkohë, kam bërë deri tani 6 gjyqe ku kanë marrë pjesë 34 gjyqtarë, nga Gjykata Administrative me ece-jake deri në Gjykatën Kushtetuese e së fundi prap në Gjykatën e Apelit.
Në përfundim i kam fituar, por ti përsëri ndërhyn me Avokaturën e Shtetit që më kthen përsëri nga fillimi për gjykimin në Gjykatën e Lartë!!!
Pse?
"Arsyeja" që ti e di mirë janë 4 vargjet në FB "për fyerje të Gent Cakës" sepse sipas teje i paskam thënë Gent Kaka!
JO!
Vargu është:
...
Atje ku të shpëton kaka
Reciton Gent Caka!
NUK E KAM FYER!
Këtë e provuan 32 gjyqtarët tuaj në 6 seanca gjyqësore.
Së fundi po të pyes ty:
Edhe sa vite do të vazhdoj të pres të përfundojë ky palaçollëk që ka vetëm emrin tënd?
Çfarë duhet të bëj më unë?
Atëherë pse mos jem unë në shesh, në media, në FB, në çdo tavolinë... në luftë?
Unë, me ç’më keni bërë, jam jo vetëm për shesh, unë jam i tëri kundër teje, unë jam edhe në luftë nëse do të marrim armët një ditë. Po sa janë si unë?
Unë nuk të harroj....
Po pres të vijë një ditë drejtësia.