'Bashkia e Lushnjes në plazh, kanali i bllokuar nga plehrat, mushkonja dhe erë kërme! Denoncimi i Korreshit
Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën e rëndë në qytet ku bidonat plastik kanë bllokuar kanalin ujitës dhe qyteti po mbytet nga mushkonjat dhe erë kërme.
Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe taposin kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërrme, mushkonja dhe burim infeksioni. I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ja ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë" shkruan Korreshi.