Sulmi i Ramës ndaj protestuesve, Paloka: Ti je fatkeqësia me e madhe e këtij populli në historinë moderne të tij

Pas sulmeve të vazhdueshme që kreu i qeverisë Edi Rama bën ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij ka reaguar ashpër deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan duke ju drejtuar Ramës që, “ti je fatkeqësia me e madhe e këtij populli në historinë moderne të tij”.

“Sharlatan, hipokrit, mashtrues, hajdut, legen, frikacak - lëpirës dhe arrogant në të njëjtën qenie”, shkruan Paloka.

Mesazhi:

Po ku ka patur ndonjëherë ky vend një sharlatan e hipokrit më të madh !? Sharlatan, hipokrit, mashtrues, hajdut, legen, frikacak-lepirës dhe arrogant në të njëjtën qenie…Ti je fatkeqësia me e madhe e këtij populli në historinë moderne të tij! Ti i ke bëre e po vazhdon ti bësh dëm këtij vendi edhe më shumë se pushtuesit ! Ti je shumatorja e gjithë të këqijave mbledhur bashkë tek një frymor!