'Bilanci i dështimit të qeverisë', PL: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë mbi mesataren e BE
“Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa pagat mbeten ndër më të ulëtat në Europë. Sipas Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë. Znj. Brunilda Haxhiu, “ky është bilanci i dështimit të qeverisë”.
Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë. Znj. Brunilda Haxhiu.
Përshëndetje!
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa pagat mbeten ndër më të ulëtat në Europë, ky është bilanci i dështimit të qeverisë.
Shifrat e publikuara nga Eurostat dhe të referuara nga INSTAT tregojnë një realitet alarmant.Për herë të parë, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë kaluar mesataren e Bashkimit Europian, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm rreth 43% e mesatares së BE-së dhe konsumi individual rreth 48% e saj. Me fjalë të thjeshta, shqiptarët paguajnë ushqimin më shtrenjtë se europianët, por fitojnë më pak se gjysmën e tyre.
Tirana eshte kryeqyteti i dyte me i shtrenjte ne Europe , sipas raportit te fundit te Tradingpedia. Nje familje ne Shqiperi shpenzon 89% te te ardhurave te saj.
Ky është paradoksi më i madh ekonomik i këtyre viteve dhe dëshmia më e qartë e dështimit të politikave ekonomike të qeverisë.
Shqipëria po mbytet nga mallrat e importit, ndërsa bujqësia dhe blegtoria shqiptare janë lënë në mëshirë të fatit. Nje pjese e madhe e fermereve kane ngelur te perjashtuar nga skema mbeshtetese per bujqesine dhe tashme eshte hequr edhe subvencioni per naften ne bujqesi. Kostot e prodhimit janë rritur, ndërsa tregu dominohet nga produktet e importuara, të cilat shpesh shiten me çmime më të larta se në vendet nga vijnë.
Qeveria nuk ka zbatuar politika qe mbeshtesin prodhuesin vendas dhe konsumatorin shqiptar, por ka ndërtuar një ekonomi të varur nga importet, ku fiton një grusht oligarkësh, ndërsa humbasin familjet shqiptare.
Shqiptaret paguajnë gjithnjë e më shumë për shportën bazë. Pagat mbeten ndër më të ulëtat në Europë.
Pensionistët dhe shtresat në nevojë e kanë gjithnjë e më të vështirë të sigurojnë ushqimet bazë, me pensionet dhe ndihmat tallese qe marrin.
Të rinjtë largohen nga vendi, sepse nuk shohin asnjë perspektivë, duke shpopulluar vendin, larguar trurin dhe plakur shoqerine shqiptare. Bizneset vendase vuajne per mungese te fuqise punetore.
Eshte e qarte qe Rilindja nuk ka asnje interes te zhvilloje ekonomine shqiptare, kur një vend me potencial të jashtëzakonshëm bujqësor importon gjithnjë e më shumë ushqime dhe qytetarët e tij paguajnë per to çmime europiane me paga shqiptare.
Ekonomia vendase eshte rrenuar si pasoje e mungesës së politikave për prodhimin vendas, e taksave të larta mbi biznesin, e kostove të energjisë, e mungesës së konkurrencës dhe e një ekonomie të kapur nga interesat e pakicës.
Shqiptarët e dine shume mire se sa shtrenjte kushton te jetosh ne Shqiperi. Ata e shohin çdo ditë në faturën e supermarketit se sa kushton dështimi i kësaj qeverie.
Protesta e madhe qytetare qe ka vershuar ne rruget e Shqiperise dhe diaspores, tregon vendosmerine e atdhetareve, patrioteve, per mos tua leshuar kete vend te begate nje grushti njerezish prane qeverise, por tua trashegojme femijeve tane, me nje kosto me te ulet jetese, me sherbime me te mira dhe me ekonomi me te forte .
Është koha për politika që mbështesin prodhimin vendas, fermerët shqiptarë, rritjen e pagave dhe fuqinë blerëse të qytetarëve. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë vendi ku ushqimi kushton sa në Europë, ndërsa paga mbetet sa gjysma e Ballkanit.
Faleminderit!