‘Rama mbret, ishte ironi’/ Mbron arkitektët dhe sulmon protestuesit: Po sillen si në kohën e revolucionit kinez

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim” ka sulmuar sërish protestuesit. Në betejën e tij të propagandës që deri para 4 javësh pothuajse e fitonte gjithmonë, tashmë i dalë nga “Fiqiri” sulmon hapur ata që protestojnë kundër tij. I duket çudi pse shqiptarët nuk pranojnë vjedhjen, grabitjen, dhunën, bandat dhe krimin me të cilat bashkëjeton hapur dhe përditë “lideri global”.

Nuk ka harruar gjatë monologut të sotshëm që të “pastrojë” edhe deklaratën e njërit prej arkitektëve që ai duhet të bëhet “Mbret” dhe që është shkruar në librin me të cilin Rama krenohet duke thënë se i ka bërë paradhënien. Por që, do të krijojë përshtypjen që nuk e ka lexuar deri ne fund edhe pse është një botim voluminoz dhe me ide e projekte të qarta për të betonizuar idetë e tij që po shkatërrojnë natyrën dhe vendin.

Ai u shpreh në podkasitin e tij të përjavshëm se sjellja e protestuesve  lidhur me librin “Albanian Files”, është e krahasueshme me një inkuizicion. “Sjellja e protestuesve është sikur të jemi në kushtet e revolucionit kinez”, shprehte kreu  qeverisë shqiptare i akuzuar më shumë se një herë për vjedhjen e parave te shqiptarëve, për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe trafikantët e karteleve të drogës.

Reagimi qytetar e ka shpërfytyruar dhe duke e parë që asnjë nga mjetet e tij të “luftës”, sulmet dhe përbaltja e atyre që flasin në protestë, përdorimi i mediave siç ka bërë gjithmonë, mjetet e joshjes për pjesëmarrësit dhe iniciatorët nuk po i japin fryte, ai del vetë disa herë në dite edhe kur i jepet ndonjë mikrofon por edhe në rrjetet sociale duke u mundura të ndryshojë rrjedhën e “Alogoritmeve”. Por nuk po i bindet...

“Një inkuizicion ka nisur lidhur me librin, që buron nga fryma e bulevardit ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera, e një nga këto është dega inkuizicionale që përndjek, në kuptimin me fjalë dhe akuza e shpifje, një nga gjërat dhe grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe i janë qasur Shqipërisë dhe historisë së saj,. Njerëz që e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe janë mbledhur në Shqipëri.
“Albanian files” është vënë në shënjestër nga inkuizicioni jo intelektual, por revolucionar i protestës, ndërsa nuk është një libër i imi. Kam dhënë vetëm një kontribut në teksti parathënës, gjë që e kam krenari. Është projekt i pavarur. T’i qepesh botimit si në kohën e Revolucionit kinez dhe të kapesh me një tekst ironik të një arkitekti, ky është kulmi”, tha ai.

Rama harron që natyra është pjesë e protestës dhe se shqiptarët nuk do të ndalen. Kërkesa e tyre për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike tashmë janë “betonizuar” në bulevard dhe Rama e di. Ky lloj betoni ngjitet më shumë se ai me të cilin ai ka shkatërruar bregdetin por edhe qytete të tëra të Shqipërisë./Av.Ne/