Protesta/ Qytetarët i rendisin Ramës skandalet gjatë qeverisjes së PS! Instalacioni në murin e kryeministrisë
Dje, në ditën e 28-të të protestave përballë Kryeministrisë, qytetarët krijuan një instalacion ku renditën dhjetëra skandale që kanë ndodhur gjatë 13 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste. Nga koncesionet dhe aferat e dyshuara korruptive, te investimet publike të kontestuara, protestuesit i paraqitën ato si simbol të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë dhe arsyes pse ndodhen në shesh duke përsëritur kërkesën për dorëheqje të parevokueshme.
Mes çështjeve të denoncuara renditen dosjet dhe aferat që kanë shkaktuar debate të forta politike dhe sociale. Në murin e kryeministrisë janë shkruar emra dhe ngjarje të tilla si skandali i serverit të tatimeve, çështja "Toyota Yaris", koncesioni i check-up-it në shëndetësi i vitit 2015, si dhe dosja 339 për zgjedhjet në Shijak.
Nuk mungojnë as ngjarjet me pasoja tragjike apo sociale, përfshirë vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës në vitin 2016, skandali i pedofilisë në zyrat e partisë në pushtet në Sarandë, apo dosja e atentatit të inskenuar ndaj Tom Doshit.
Më pas vijnë projektet e investitorëve strategjikë, partneritetet publike-private (PPP), afera e inceneratorëve dhe skandali McGonigal",skema e pastrimit të parave në ARRSH, AKSHI, skandali me aksin Thumanë –Kasharë apo Tuneli i Llogarasë.
Po rendimis disa
Çështja Toyota Yaris – Taulant Balla - 2013
Skandali i serverit të tatimeve – 2014
Skandali i pedofilisë në zyrat e PS-së në Sarandë. - 2014
Koncesioni i Sterilizimit, viti 2015
Koncesioni i Check Up në Shëndetësi 2015
Arrestimi i deputetit Mark Frroku 2015
Dosja ‘184’ Dibër, 2015
Vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, viti 2016, Bashkia Tiranë.
Dosja 339, Zgjedhjet e Shijakut, 2016 – 2017
Skandali I kanabizimit dhe dosja Tahiri 2017
Shembja e autostradës Tiranë – Elbasan 2017
Skandali Video Erotike e Kryebashkiakut të Peshkopisë 2016
Operacioni Volvo 4 – 2018
Skandali i Unazës së Madhe dhe “DH Albania” 2018
Skandali i audiopërgjimit Babale 2018, Fatmir Xhafaj Agron Xhafaj
Abuzimi me fondet e Rindërtimit 2019
Vrasja e Klodian Rashës 2020
Propaganda me Aeroportin e Kukësit
Shembja e Teatrit Kombëtar 2020 Edi Rama Erion Veliaj
Koncesioni i parkut kombëtar të Butrintit 2022
Skandali I IPARD në AZHBR dhe Ngrirja e fondeve nga BE në 2023
Skandali video erotik i Safet Gjicit 2023
Dosja e shpifjeve dhe atentatit të inskenuar Tom Doshi.
Ndryshimi I ligjit për ‘Zonat e Mbrojtura 2024, Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe Fadil Nasufi
Skandali I Spitalit Onkologjik 2024
Skema e pastrimit të parave në ARRSH 2024 Evis Berberi
Skandali I drogës brenda shkollës ‘Avni Rustemi, Tiranë 2024
Projektet e investitorëve strategjikë, PPP-të,
Skandali McGonigal
Skandali i Inceneratorëve
Tuneli i Llogaras
Thumanë - Milot, skandali i Belinda Ballukut
Në shkallë janë vendosur dhe këpucë, simbol i atyre që qeveria i detyroi të largohen nga atdheu për të jetuar diku tjetër.
Rezistenca qytetare ka hyrë në javën e katërt tashmë dhe sheshi e Tirana çdo ditë kumbon kërkesën e panegociueshme: 'Rama jepe dorëheqjen'