Panama – Angli (23:00), zbardhen formacionet, ‘Tre Luanët’ me disa ndryshime

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Panamasë, për shkak të mungesës së Reece James, i cili është i dëmtuar dhe rrezikon të humbasë edhe fazën e 1/16-ave.

Në formacion rikthehen emra të rëndësishëm si Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Elliott Anderson, në kuadër të rotacionit të skuadrës.

Anglia e ka siguruar vendin e parë në grup, kështu që ndeshja e radhës i shërben për t’u dhënë minutave edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak dhe për të lënë pushim ata që kanë pasur ngakesë fizike.