Eurodeputetja italiane për Syri TV: Do çoj zërin e shqiptarëve në protestë në PE
Në ditën e 28-të të protestës në Tiranë, eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbajti një fjalim të fortë në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, duke deklaruar se Shqipëria nuk mund të trajtohet si një mall që u shitet interesave të mëdha ekonomike dhe politike.
Në një prononcim për gazetarin e Syri Tv, Klajdi Bodlli pas fjalimit para protestuesve ajo tha se do të çojë zërin e shqiptarëve në këtë protestë në PE pasi në këtë shesh është demokracia e vërtetë europiane.
“Do përpiqemi të dëgjohet edhe në PE zëri i popullit shqiptar, sepse ne besojmë se demokracia e vërtete europiane është në këtë shesh. Prandaj është e rëndësishme të vijojmë të cojmë zërin e shqiptarëve në këtë protestë në PE dhe të gjitha betejat që ata po përballojnë”