Rama jepe dorëheqjen! Protesta edhe në Rrogozhinë, Durrës e Korçë

Protestat kundër qeverisë Rama kanë vijuar edhe sot në disa qytete të vendit. Në Rrogozhinë, Durrës dhe Korçë, në sheshet kryesore të qyteteve janë dëgjuar thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.

Në Rrogozhinë, qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit dhe zhvilluan një marshim paqësor në disa prej rrugëve kryesore.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur parulla kundër qeverisë, përfshirë thirrjet “Rama në burg” dhe “Erion, prit Ramën se po vjen”.

Ndërkohë, në Tiranë protesta kundër qeverisë Rama ka hyrë sot në ditën e 28-të.