Turisti britanik i bashkohet protestës në bulevard: Rama tha se kemi frikë të vijmë? Broçkulla! Jepe dorëheqjen

Pjesë e protestës së sotme ishin dhe turistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Mes zërave që kanë ngjitur shkallët e foltores së improvizuar, ishte një turist britanik, i cili tha se ndodhej aty për të mbështetur kauzën e protestuesve.

“Edi Rama tha se turistët janë të trembur të vijnë se ka protesta këtu. Unë erdha nga Mbretëria e Bashkuar për të thënë këtu se ato janë broçkulla!”, deklaroi i riu britanik, duke u pritur me brohoritje të mëdha nga turma.

Ky vend është shumë i bukur për tu shitur dhe është joligjore të vjedhësh dhe të mos punosh për të mirën e qytetarëve. Dorëheqje! Revolucion. 

Sot është dita e 28-të të qëndresës kombëtare, përpara godinës së kryeministrisë.