Nis protesta e 28-të qytetare, Rama jepe dorëheqjen. Diaspora pjesëmarrje masive
Ka nisur protesta e 28-të kombëtare ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Në protestë pritet të marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh të ardhur nga vende të ndryshme.
Grumbullimi i protestuesve nisi në orën 19:00 në Sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa më pas marshimi vijoi drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e Edi Rama. Organizatorët deklarojnë se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që e cilësojnë si protesta e 28-të radhazi.