Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me sistem 'One Stop' në pikat kufitare

Arrihet marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve. One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore.

Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën e Bllatës. Janë rreth 4600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve.