Korreshi denoncon spitalin e Lushnjes: Dyshemeja e hollë si letër duhani dhe hekurat e përdorur si fije shkrepëse

Deputeti i PD-së në Lushnje, Saimir Korreshi ka vazhduar me denoncimet për skandalet në spitalin e Lushnjes.

Korreshi ka publikuar pamje, ku duket gjendja katastrofike në spital, me një dysheme të hollë dhe hekura që më shumë duken si tela.

Denoncimi i Saimir Korreshit:

Qivirria me Spitalin e Lushnjes po vazhdon me teorinë shto miell e shto uje!!

Po ju tregojmë gjendjen dramatike të dyshemesë në Godinën ku po ristrukturohet dhe që pritet te jetë Urgjenca me qindra paciente në ditë.

Dyshemeja i duket e hollë si letër duhani dhe hekurat e përdorur si fije shkrepëse. Çfarë Turpi!!

Pjesërisht dyshemeja është shpuar si pordhët e qivirrisë që kane grisur brekët e arrnuara!!

Poshtë saj ka themele të viteve 60 komentet po jua lë Ju!!

(ps edhe nje gje qe do te beje kjo Qivirri ne Lushnje e bene per tu tallur)