Berisha: Do krijojmë një agjenci të posaçme që do hetojë fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme

Berisha ka paraqitur një propozim institucional lidhur me hetimin e mënyrës se si janë menaxhuar taksat dhe pasuritë publike ndër vite.

Berisha u shpreh në mbështetje të idesë për ngritjen e një strukture të posaçme që do të merrej me auditimin dhe hetimin e përdorimit të fondeve publike nga qeveri të ndryshme, duke theksuar përgjegjësinë që, sipas tij, duhet të mbajnë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën dhe pasurinë shtetërore.

Ferdinand Syllari: Zoti Berisha, ju lutem duhet të prononcoheni edhe me artikulim konkret: kush ka futur duart në taksat dhe lekët e shqiptarëve, duhet të vejë jo vetëm në burg, por edhe konfiskim i gjithçkaje deri në brezin e katërt. Ju lutem shprehuni, se ka shumë kakofoni nga laraskat që ushqehen nga pushteti.

Sali Berisha:

Absolutisht pa asnjë kundërshtim, me mbështetjen më të plotë.

Çdo njeri, çdo zyrtar që ka futur dorën e tij të zezë jo vetëm në taksa, por në çdo pasuri publike, duhet të bëhet përgjegjës para ligjit.

Dhe jam plotësisht dakord, krijimi i një agjencie të posaçme e cila do hetojë pikërisht fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme. Pa asnjë hezitim.