Berisha: Rama është një nga plaçkitësit kryesorë të tokave në Gjipe e Vuno
Kreu i PD-së është ndalur te çështjet e pronave në bregdetin shqiptar, duke i konsideruar ato si një nga problematikat më të rënda të korrupsionit dhe abuzimit me territorin.
Berisha vlerësoi denoncimet publike që janë bërë për zonat e Vunoit dhe Gjipe-së, duke theksuar se këto raste, sipas tij, kërkojnë hetim të thelluar institucional.
Ai akuzoi qeverinë dhe zyrtarë të ndryshëm për tjetërsim të pronave publike dhe përfshirje në afera të paligjshme, ndërsa paralajmëroi nisma parlamentare për ngritjen e një komisioni hetimor mbi këtë çështje.
Sentjon Mhilli: Doktor, do kërkoni hetim për çështjen e tokave të Vunoit, se ajo është po aq e rëndë sa edhe Zvërneci? Gazetari Arian Konomi akuzon se s'janë më 22 hektarë, por 100 hektarë të vjedhura nga Olsi dhe Edi Rama që po u vihen në dispozicion trafikantëve, si rasti i Isa Aliut.
Sali Berisha:
Unë në radhë të parë përshëndes gazetarin Konomi për guximin që tregon. Ai është bërë, me prononcimet e tij në video në rrjetet sociale, avokati më i fuqishëm i të drejtës pronësore të qytetarëve të bregut.
Edi Rama vetë, siç e ka paraqitur dhe zoti Konomi, siç kemi paraqitur dokumente në mënyrë të përsëritur, është një nga plaçkitësit kryesorë dhe unë e besoj plotësisht Arian Konomin në atë që thotë.
Vetëm kanioni i Gipesë është 224 mijë metër katrorë. Vetëm kanioni i Gipesë!
15 mijë metër katrorë ishte toka tjetër që paraqita para dy javësh, larg nga kanioni por e ngjitur në Vuno. E cila kishte blerës Salvadorin e Edi Ramës, Salvador Ramën, Alia quhet por Rama, se është i lidhur me Ramën në trafik. Salvador Ramën, por nuk kishte shitës. Shitës nuk kishte aty, nuk dilte shitësi.
Dhe kjo tokë në zonën më të mirë të Vunoit, ishte paraqitur në hartën e fshatit si tokë publike nga Artan Lame.
Ngaqë u paraqit tokë publike, pra jo siç pretendon Edi Rama me Olsin dhe me këtë pretendon, ai u shkarkua pesë ditë mbrapa nga detyra.
Natyrisht, dora e zezë e një njeriu, Ardit Bido, thuhet dhe unë po mbledh dokumente, se ai ka bërë falsifikime të tmerrshme në tërësi për pronat dhe kjo natyrisht do shkojë për hetim. Komision hetimor do krijojmë patjetër.