Periferia e Vlorës përfshihet nga zjarret/ Rrezikohen banesat, zjarrfikësit me mjete rrethanore për të shuar flakët
Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin tonë, ka bërë që të regjistrohen vatrat e para të zjarrit.
Kështu për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët, ndërsa po rrezikohen edhe banesat.
Sipas informacioneve, zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e zjarrit dhe shuarjen e flakëve.
Sikur të mos mjaftonin kushtet e vështira të terrenit, zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shkak se mjetet e tyre nuk i arrijnë dot zonën.