Berisha: Thirrje banorëve të Nikaj Mërturit, të përzënë ata që po u shkatërrojnë lumin e jetës
Berisha është ndalur te shqetësimet për ndërhyrjet në mjedis në zonat malore të vendit, duke iu referuar konkretisht një rasti në veri të Shqipërisë.
Berisha u shpreh se situata të tilla përbëjnë, sipas tij, shkatërrim të burimeve natyrore dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga banorët vendas. Ai bëri thirrje për mbrojtjen e zonave natyrore dhe akuzoi korrupsionin dhe ndikimin e interesave të paligjshme si shkaktarë të dëmtimeve në mjedis.
Sokol Mrishaj: Përshëndetje doktor. Ky grabitqari i pashoq nuk ka të ndalur, ditët e fundit doli se kanë vënë dorë në lumin Nikaj Mërturit me fadroma duke bërë devijimin e tij. Leja e punimeve është dhënë nga një kryetar bashkie i akuzuar për korrupsion dhe kompanitë janë nën akuzë.
Sali Berisha:
U bëj thirrje banorëve të Nikaj Mërturit, të përzënë urgjent të gjithë ata të cilët ju shkatërrojnë atyre lumin e jetës.
Nikaj Mërturi është një nga zonat më panoramike të veriut dhe të alpeve. Urgjent t'i përzënë! Paskan gjetur dhe shtratin e lumit të Nikajt për ta shkatërruar lumin.
Korrupsioni dhe paratë e drogës po rrënojnë kudo vendin. U bëj thirrje dhe një herë banorëve të Nikaj Mërturit t'i përzënë një minutë e më parë ata që duan t'u shkatërrojnë lumin atyre.