Berisha: Dumani s’publikon emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba për të mbrojtur Edi Ramën
Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te dosja e Arubës, për të cilën tha se prokurori i SPAK, Altin Dumani nuk publikon emrat e qeveritarëve që ishin në ishull, vetëm me qëllim të të mbrojë Edi Ramën.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se dosja e Arubës, e ardhur nga Belgjika dhe Spanja, ka emrat e trafikantëve që ishin në takim, së bashku me të biznesmenëve, si dhe qeveritarëve shqiptarë.
‘Ky është SKAP-i që ta marrin vesh të gjithë shqiptarët’, u shpreh Berisha.
Bashkëbisedimi:
Paulin Zefi: Veç jush dhe kryeprokurori italian Nicola Gratteri ka denoncuar pastrimin e parave të pista përmes ndërtimit të kullave në Tiranë. Përse SPAK nuk ka kryer funksionin e tij? A vijon SPAK të jetë pararoja e pushtetit edhe pse tashmë ka një prokuror të ri?
Sali Berisha: Tani nëse është apo s'është pararoja e pushtetit i dashur mik, ju ftoj të keni parasysh vetëm këtë moment.
Dosja e Arubës, që ka ardhur nga Belgjika dhe Spanja, ka emrat e trafikantëve që ishin në takimin e Arubës, ka emrat e biznesmenëve që ishin në Aruba në takim me trafikantët, ka emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba dhe që organizonin takimin.
Dhe Altin Dumani publikon emrat e trafikantëve, publikon emrat e biznesmenëve, dhe nuk publikon emrat e qeveritarëve që ishin aty vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë e tij dhe Edi Ramën.
Ky është SKAP-i që ta marrin vesh të gjithë shqiptarët.