Botërori/ Berisha: Do bëj tifo në tetë ndeshjet e fundit për ekipin që do luajë më mirë
Ai është pyetur edhe për sportin dhe ndjekjen e ndeshjeve të kampionateve ndërkombëtare, përfshirë Kampionatin Europian.
Berisha u shpreh se nuk ka ndjekur plotësisht ndeshjet deri më tani, por ka një qëndrim të thjeshtë ndaj tifozllëkut, duke theksuar se do të mbështesë ekipet që tregojnë lojën më të mirë në fazën e fundit të turneut.
Gjithashtu ai shtoi se, në mungesë të një kombëtareje që e ndjek aktivisht, qëndrimi i tij mbetet neutral dhe i bazuar te performanca në fushë.
Një pyetje e parafundit që ka lidhje me Kampionatin Evropian. Doktor, a keni ndjekur ndonjë ndeshje të Kampionatit Evropian dhe a keni vendosur se me kë do bëni tifozllëk?
Sali Berisha:
E kam vendosur se me kë do bëj tifo.
Po që të them se kam ndjekur plotësisht ndonjë ndeshje, nuk e kam ndjekur gjer sot, segmente apo fragmente të caktuara.
Unë do bëj tifo në tetë ndeshjet e fundit, me ekipin që do të lozë më mirë, me atë do jem tifoz.
Meqë s'kemi kombëtaren tonë, unë jam indiferent ndaj të tjerëve, kush të luajë më mirë atij do ta duartrokas.