Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur edhe për lëvizjet e tij të ardhshme ndërkombëtare dhe mundësinë e vizitave jashtë vendit.

Berisha u shpreh se udhëtimet e tij, përfshirë edhe ato drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të varen nga momenti dhe rrethanat, duke theksuar se nuk përjashton pjesëmarrjen në aktivitete apo konferenca ndërkombëtare edhe përpara ndryshimeve politike në vend.

Fatmir Topi: Përshëndetje doktor, uroj të jeni mirë. Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për inat të Ramës?

Sali Berisha:

Tani. Faleminderit Fatmir. 
Nuk them se do shkoj vetëm kur të fitojmë zgjedhjet si kryeministër, por do shkoj dhe më parë. Natyrisht, në momentin e përshtatshëm. 
Unë jam në opozitë, mund të shkoj në ndonjë konferencë, në ndonjë aktivitet. Ky është dhe mendimi im.