Berisha: Të largojmë fillimisht krye-traun e krimit, Edi Ramën, dhe pastaj trarët e tjerë
Kreu i PD-së është ndalur te çështjet e tarifave dhe simbolika e tyre politike, duke e lidhur debatin për “traret” me atë që ai e cilëson si problem kryesor të qeverisjes në vend.
Berisha u shpreh se prioriteti i protestave dhe i opozitës duhet të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e konsideron përgjegjës kryesor për situatën në vend, ndërsa më pas, sipas tij, mund të trajtohen edhe çështje të tjera specifike si tarifat dhe problematika të ndryshme administrative.
Njazi Vezaj: Përshëndetje Doktor, a duhet protestuesit ta largojnë traun në Rrugën e Kombit?
Sali Berisha:
Shumë dakord me ju dhe qëndron plotësisht, por këta kanë zgjedhur me shumë mençuri dhe të drejtë të largojnë krye-traun e krimit dhe të zezave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Edi Ramën, dhe pastaj trarët e tjerë.