Protestë kundër TEC-eve lundruese në Vlorë/ Banorët kërkojnë ndalimin e projektit, policia rrethon zonën

Në Vlorë po zhvillohet këtë të shtunë një protestë kundër vendosjes së TEC-eve lundruese, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të kundërshtuar projektin pranë Gjirit të Vlorës.

Zona është rrethuar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë shtuar masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Protestuesit kanë marshuar drejt TEC-eve lundruese me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të mjedisit detar, ndërsa kërkojnë ndalimin e projektit që sipas tyre dëmton zonën bregdetare.

Deri më tani nuk raportohen përplasje apo incidente, ndërsa situata vijon të jetë nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë.