Në prag të 10 vjetorit të Reformës në Drejtësi, që u kthye në Ramaformë (regjim)

Nga Ilir Meta

Meqenëse pardje bëra publike edhe kërkesën time zyrtare për GJKKO, që t’i drejtojë direkt Departamentit të Drejtësisë pyetjet, që shterojnë hetimin për kontratën e lobimit LSI-GSIS, kontratë e cila u bë dhe kishte objektiv vetëm për të parandaluar keqpërdorimin nga Edi Rama të autoritetit të SHBA përmes diplomatëve të lobuar edhe nga SOROS, që ai të kapte direkt përmes ndryshimeve kushtetuese “Drejtësinë e Re”.

Po publikoj sot letrën që Ambasadori i SHBA, Z. Donald Lu më dërgon më 14 qershor 2016, letër në të cilën ai shpreh falenderimet e SHBA për mbështetjen decizive që LSI i dha përmes Z. Petrit Vasili miratimit të Reformës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, komision të cilin PD e bojkotonte me të drejtë pasi nuk pranohej nga Edi Rama, Rekomandimi nr. 88 i Komisionit të Venecias, që mbronte pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Për të kuptuar akoma më qartë kontekstin e këtyre dy letrave, që provojnë vetëm koherencën time të plotë dhe të LSI-së në raport me Reformën e Drejtësisë, më duhet t’ju tregoj se në mëngjesin e 13 qershorit të vitit 2016 në celularin tim mbërriti një mesazh absurd në emër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Z. Hoyt Brian Yee, i cili në atë kohë, me orën e Uashingtonit, duhet të ishte në gjumë të thellë.

Natyrisht përgjigja ime ishte shumë e prerë jo vetëm se Z. Hoyt Brian Yee ishte në gjumë pas një dite të lodhshme, por e dija shumë mirë se pas këtij mesazhi fshihej rrëmbyesi i ardhshëm i drejtësisë, i cili nuk e donte kurrsesi votimin e Reformës me konsensus, por me blerje deputetësh të opozitës.

Përgjegjësinë për "paqartësitë", që gjoja kishte Z. Hoyt Brian Yee e mori përsipër vetë Ambasadori Lu.

Ndërkohë Z. Hoyt Brian Yee ishte i informuar nga unë në detaje vetëm disa ditë më parë në Departamentin e Shtetit dhe në mënyrë të veçantë Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori Ëilliam Broënfield, i cili jo vetëm ishte zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit, që ndiqte Reformën në Drejtësi, por edhe personaliteti shtetëror më konsistent dhe parimor, i cili insistoi deri në fund që ajo të votohej me konsensus.

Dhe në fund siç dihet botërisht, Rekomandimi nr. 88 i Komisionit të Venecias u votua, por jo ashtu siç e dëshironte Edi Rama.

Ndaj edhe Reforma në Drejtësi u votua me konsensus të plotë me votimin historik dhe unikal në Kuvend me 140 vota.

Natyrisht më pas ai u hakmor, me ndihmën e McGonigalit dhe kapi “Drejtësinë e Re” duke e filluar me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme me 69 vota (nga 84 që dikton Kushtetuta), duke bllokuar edhe Komisionin e Emërimeve në Drejtësi për tre vite rresht dhe duke lënë vendin edhe pa Gjykatë Kushtetuese, e shumë "perla" të tjera.

Por sot lexoni këto 2 letra të paretushuara