VIDEO/ Egjipti barazon me Iranin dhe kualifikohet, VAR-i dhe traversa u mohojnë fitoren iranianëve

Egjipti siguroi kualifikimin në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026 pasi barazoi 1-1 me Iranin në ndeshjen e fundit të Grupit G. Përfaqësuesja afrikane e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Belgjikës, e cila falë fitores 5-1 ndaj Zelandës së Re e rrëmbeu kreun për shkak të diferencës më të mirë të golave.

Ndeshja nisi në mënyrë ideale për Egjiptin, që kaloi në epërsi që në minutën e pestë me Mahmoud Saber. Irani pati menjëherë mundësinë për të barazuar, por Mehdi Taremi humbi një penallti, pasi goditja e tij u prit nga portieri Mohamed Shoiber.

Megjithatë, iranianët reaguan shpejt dhe në minutën e 14-të gjetën golin e barazimit. Ramin Rezaeian përfitoi nga një top i kthyer nga Shoiber dhe e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin 1-1.

Minutat e fundit ishin tepër dramatike. Në kohën shtesë, Irani mendoi se kishte gjetur golin e fitores me Khalilzadeh, por pas rishikimit në VAR, realizimi u anulua për pozicion jashtë loje. Pak çaste më vonë, Roozbeh Ezatolahi ishte shumë pranë golit të triumfit, por goditja e tij me kokë u ndal nga traversa.

Për Egjiptin pati edhe një lajm shqetësues. Mohamed Salah u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 56-të për shkak të një problemi në kofshën e djathtë, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij para fazës me eliminim direkt.

Ndërkohë, Irani mbetet në pritje të rezultateve të grupeve të tjera, duke shpresuar të sigurojë një vend mes tetë ekipeve më të mira të renditura në vendin e tretë.

Egjipt - Iran 1-1