VIDEO/ Kepi i Gjelbër shkruan historinë, barazon me Arabinë Saudite dhe kualifikohet, e pret Argjentina

Kepi i Gjelbër vazhdon të jetë një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026. Përfaqësuesja afrikane siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në fazën e 1/16-ve, pasi barazoi 0-0 me Arabinë Saudite në ndeshjen e fundit të Grupit H.

Takimi i zhvilluar në Hjuston nuk prodhoi gola, por rezultati ishte i mjaftueshëm që Kepi i Gjelbër të shkruante historinë. Festa shpërtheu pas përfundimit të sfidës, e ndihmuar edhe nga humbja 1-0 e Uruguait ndaj Spanjës, rezultat që vulosi renditjen përfundimtare të grupit.

Në debutimin e tij absolut në një Kupë Bote, Kepi i Gjelbër e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë, pas Spanjës. Skuadra, e cila ishte në vendin e 67-të të renditjes së FIFA-s para nisjes së turneut, mbeti e pamposhtur në të tri ndeshjet e grupit, duke dëshmuar organizim dhe disiplinë të admirueshme.

Spanja e përfundoi grupin me shtatë pikë, ndërsa Kepi i Gjelbër grumbulloi tri, ndërsa Uruguai dhe Arabia Saudite nga dy pikë. Megjithatë, përfaqësuesja afrikane siguroi kualifikimin falë kritereve përcaktuese të renditjes.

Tashmë Kepin i Gjelbër e pret një sfidë historike në fazën me eliminim direkt. Më 3 korrik do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në një duel që pritet të jetë momenti më i rëndësishëm në historinë e futbollit të këtij shteti ishullor.

Kepi i Gjelbër - Arabi Saudite 0-0