ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit, pas sulmit ndaj një anije mallrash

Ushtria amerikane ka kryer sulme kundër Iranit të premten, tha në një deklaratë Komanda Qendrore, duke shtuar se aeroplanët amerikanë goditën zona iraniane për mbajtjen e raketave dhe dronëve si dhe pika bregdetare të radarëve, pas sulmit të Teheranit ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC.

“Forcat e Komandës Qendrore të ShBA-së kryen sulme kundër Iranit, më 26 qershor, si kundërpërgjigje e fuqishme ndaj sulmit të djeshëm ndaj një anijeje tregtare që ishte duke kaluar transit nëpër Ngushticën e Hormuzit” – thuhet në fillim të deklaratës së publikuar në rrjetin X.

“Sulmi i pajustifikuar kundër lundrimit komercial nga forcat iraniane e shkeli qartazi armëpushimin. Për më tepër, sjellja e rrezikshme e Iranit e minoi lirinë e lundrimit, kur tregtia po rrjedh gjithnjë më shumë nëpër korridorin jetik ndërkombëtar të tregtisë” – thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore.

“Komanda Qendrore vazhdon që të ofrojë bashkërendim dhe mbështetje për kalim të sigurt për anijet tregtare që kalojnë transit nëpër ngushticë. Ushtria amerikane mbetet e pranishme dhe vigjilente për t’u siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes me Iranin po respektohen me forcë dhe efekt të plotë” – thuhet më tej.

https://t.co/W4zjNqnmCt