Francë–Norvegji, formacionet zyrtare: Haaland e nis nga stoli, Mbape titullar
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Norvegjisë dhe Francës, e vlefshme për Grupin I të Kupës së Botës 2026. Përzgjedhjet e dy trajnerëve kanë sjellë disa surpriza, veçanërisht në kampin norvegjez, ku ylli Erling Haaland do ta nisë takimin nga stoli.
Norvegjia ka zgjedhur të bëjë një rotacion të konsiderueshëm, duke lënë jashtë formacionit titullar golashënuesin e saj më të mirë. Në sulm do të luajnë Bobb, Larsen dhe Schjelderup, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Thorstvedt, Berg dhe Aasgaard.
Franca, në anën tjetër, zbret në fushë me pothuajse formacionin më të mirë. Trajneri ka bërë vetëm disa ndryshime të vogla, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga Kylian Mbape, i cili e nis ndeshjen nga minuta e parë.
Në portë për francezët do të jetë Mike Maignan, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Jules Koundé, Dayot Upamecano, Maxence Lacroix dhe Theo Hernandez. Në mesfushë do të aktivizohen Aurélien Tchouaméni dhe Manu Koné, ndërsa pas Mbape-së do të luajnë Ousmane Dembélé, Michael Olise dhe Désiré Doué.
Formacionet zyrtare:
Norvegjia (4-3-3): Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan; Thorstvedt, Berg, Aasgaard; Bobb, Larsen, Schjelderup.
Franca (4-2-3-1): Maignan; Koundé, Upamecano, Lacroix, Theo Hernandez; Tchouaméni, Koné; Dembélé, Olise, Doué; Mbape.