Protesta s'ndalet, sot dita e 27-të/ Protestuesit thërrasin: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë
Me thirrjet ‘dorëheqje’, Edi Rama ka mbaru’, Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë’ 'Edi Rama o legen prite popullin se po vjen' nisi sot protesta në ditën e 27 të saj kundër qeverisë.
Marshimi nisi nga sheshi ‘Skënderbej’ për tu ndalur më pas para kryeministrisë ku do të lexohen kërkesat e protestuesve si dhe do të mbahen fjalime.
Më pas pas 2 orësh protestuesit do të nisin marshimin protestë nëpër rrugët kryesore të Tiranës duke I bërë thirrje qytetarëve të tjerë të bashkohen në rezistencën e ‘Revolucionit të Flamingove’