Skandali i 'Albania Files', Këlliçi: Rama përdor Shqipërinë si aset për të ruajtur pushtetin! PD pro kërkesave të protestës

Një tjetër skandal i rëndë shënohet me librin ‘Albania Files’, me projekte arkitekurore në Shqipëri të cilin Rama e tundi me krenari në intervistën për CNN. Bëhet fjalë për korrespodencën e një prej arkitektëve të njohur ndërkombëtarë, i cili i sugjeron Edi Ramës të anullojë procet zgjedhore në Shqipëri, dhe pas mandatit të 5-të, të shpallet President i përjetshëm apo Mbret.

I ftuar në studion e “Syri Digital’ me gazetarin Bled Marku, deputeti i PD-së Belind Këlliçi thotë se po përdoret Shqipëria si një tokë eksperimentale për të bërë projektet e tyre, por mbi të gjitha si një lopë ku e mjelin nga paratë e buxhetit të shqiptarëve, vjedhin paratë e shqiptarëve.

Këlliçi thotë se Rama ‘ka ushtarë të tij personalë, të cilët nuk i bëjnë dysh fare dëshirat e tij kur vjen puna për të zaptuar, për të shitur troje apo për të bërë këto eksperimente apo për të dhënë këto koncesione”

Gjatë intervistës Këlliçi u ndal dhe tek pr/ligji I propozuar nga ministria e Bujqësisë për shitjen e tokave tek të huajt. Ai e sheh si pjesë e projektit të Ramës i cili Shqipërinë e sheh si një aset personal për të ruajtur pushtetin e tij personal.

Këlliçi zbulon dhe një shifër alarmante. Janë të paktën 10 mln metër katror tokë bujqësore në Shqipëri që u është dhënë prestanomeve, apo grupeve kriminale apo klientëve të Edi Ramës për tu  dhënë klientëve të Edi Ramës për të ngritur parqe fotovoltaike, shpeshherë

Pjesë nga Intervista

Belind Këlliçi: Atëherë po nisim njëherë bisedën pasi jemi në kulmin e kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë në publik një projektligj për konsultim publik me sa di, ku thuhet se çdo i huaj mund të blejë toka bujqësore në Shqipëri. Tashmë, janë protestat që nisën për Zvërnecin. Në kulmin e tyre, ministria nxjerr projektligjin për shitjen e tokave. Pse po shitet Shqipëria copa-copa?

Belind Këlliçi: Për interesa personale të Edi Ramës. Për sa i përket pjesës së tokave bujqësore, unë e kam thënë shpeshherë edhe në studion e Syrit, por edhe në studio të tjera, edhe në kuvend e kam ngritur, edhe në komisione parlamentare.

Nisma time që kam prej 8 muajsh tashmë drejtuar të paktën 22 bashkive në vend, ku kam kërkuar informacion të detajuar me shkrim dhe deri tani më rezulton se janë të paktën 10 milion metër katrorë tokë bujqësore në Shqipëri, e cila i është dhënë në këtë rast, jo të huajve, nuk i është shitur të huajve, por i është dhënë prestanomeve apo grupeve kriminale apo klientëve të Edi Ramës për të ngritur parqe fotovoltaike, shpeshherë kompani me 1 mijë euro kapital, të krijuara rishtazi, fantazmë, por që çdo pasuri publike... kjo është në vazhdën e vizionit që Edi Rama ka për Shqipërinë. Pra, të gjithë pasuritë tona publike, çdo e mirë që mund të ketë vendi ynë Shqipëria, përdoret tashmë si një interes personal, si një aset personal i Edi Ramës për të ruajtur pushtetin e tij personal.

Sa herë ka konflikt gjyqësor, apo penal, apo indicie për hetime ndaj tij me shtete të caktuara, ai jep nga një koncesion.

Siç mund të ishte rasti i fundit i mënyrës se si ai ka trajtuar rastin e Zvërnecit si projekt, për shkak të implikimit të eksponentëve të karteleve ndërkombëtare të drogës në atë truall, dhe për shkak të mungesës së transparencës që Edi Rama bëri në atë rast.

Por ajo çka është më e turpshme dhe më e rëndë, është publikimi i atij librit 'Albanian Files' që është bërë publik dhe për audiencën e huaj, ku unë edhe para pak se të hyja në studio kam reaguar publikisht dhe kam kërkuar që shteti shqiptar të shpallë menjëherë 'non grata' arkitektin holandez që ka kërkuar, ka thyer dhe ka cënuar dinjitetin e popullit shqiptar, ka thyer çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë duke kërkuar që këtu të zhbëhet sistemi elektoral, të mos ketë më zgjedhje, dhe Edi Rama pas mandatit të pestë të shpallet president i përjetshëm dhe të shpallet mbret, si e si që këta arkitektët, që i kanë bërë dëmin më të madh këtij vendi, të fitojnë më shumë para në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Pa marrë fare parasysh kontekstin e këtij vendi që për pesë dekada ka qenë vendi më i izoluar në Evropë, që shqiptarët kanë dhënë gjak, kanë derdhur gjak për t'u bërë pjesë e Evropës dhe e Perëndimit, dhe vijnë palaço dhe sharlatanë të tillë, banditë të tillë që duan të përfitojnë nga pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë dhe thonë që në vendin tonë të mos ketë më as zgjedhje. Në mënyrë që të rrijë një autokrat, një autokrat me shije sipas tyre, një person që ka ngritur një narkoshtet, të rrijë në qeveri që t'i shesi Shqipërinë çdo pëllëmbë të këtij vendi për interesat e këtyre banditëve.

Nga këta që vijnë, dhe të tregojnë sa e bukur është të shembësh Teatrin Kombëtar, pjesë të trashëgimisë kulturore tënde, dhe të ndërtosh një teatër brenda një kulle. Janë këta lloj individësh që eksperimentet e trajtojnë Shqipërinë, Tiranën, por mbi të gjitha tokën shqiptare, si një tokë eksperimentale për të bërë projektet e tyre, por mbi të gjitha si një lopë ku e mjelin nga paratë e buxhetit të shqiptarëve, vjedhin paratë e shqiptarëve.

Bled Marku: Ajo çfarë më shqetësoi mua tek 'Albanian Files', tek ky libër, ajo çfarë më shqetësoi mua ishte fakti se arkitektë të ndryshëm thoni që komunikojnë me vetë kryeministrin Edi Rama në telefon, për të zhvilluar një projekt 'e kam arkitekturën gati, thjesht duhet t'i vendosim emrin' apo zgjidhje që i japin ata, duke shmangur instancat, duke shmangur të gjitha proceset ligjore, burokratike apo institucionale. Duket sikur Shqipëria sot ka një pronar.

Belind Këlliçi:  Ashtu e trajton Edi Rama Shqipërinë. Shiko Bledi, duhet të kuptosh diçka. Duke vendosur persona, ti mjafton të shohësh kë ka sot në krye të ARRSH-së. Ka në krye të ARRSH-së një individ që vëllezërit i ka trafikantë droge. Ka në krye të institucioneve kryesore që kanë të bëjnë edhe me lejet e ndërtimit, edhe me licencat, por në të gjitha institucionet, ka ushtarë të tij personalë, të cilët nuk i bëjnë dysh fare dëshirat e tij kur vjen puna për të zaptuar, për të shitur troje apo për të bërë këto eksperimente apo për të dhënë këto koncesione. Mos harro, me të njëjtën mënyrë ky erdhi dhe shpalli, ore e shpalli në bashkinë e Tropojës qytetar nderi Charles McGonigal-in. Ky është, ky është individi! Dhe çfarë bëri McGonigal? Sulmoi opozitën, sulmoi liderin e opozitës zotin Berisha dhe tentoi të asgjësonte opozitën në Shqipëri pikërisht atë që donte ky arkitekti holandez. Ky që bezdiset nga zgjedhjet. Po të ketë kurajo ky dhe të shkojë në Holandë dhe të kërkojë që të mos bëhen zgjedhje në Holandë dhe të shpallet kryeministri i Holandës president i përjetshëm apo mbret. Po të kenë kurajo, t'i thonë këto gjëra në vendet e tyre që janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe pastaj të vijnë dhe ta thonë edhe në Shqipëri. Por ajo që ne kemi patur përherë përplasje përsa i përket qoftë sovranitetit tonë, apo qoftë kërkesave dhe qëndresës tonë si demokratë, ka të bëjë me dopio standardin e këtyre ndërkombëtarëve. Nuk duan standardin që duan për vendin e tyre, nuk e duan për Shqipërinë. Shqipërinë e duan me një autokrat, Shqipërinë e duan me një 'yes man', Shqipërinë e duan me një njeri që nuk njeh shtet, nuk njeh rregulla, është antishtet. I foli subkoshienca dhe Taulant Ballës që tha 'Shqipëria është 104 vjeç shtet', e llogariste deri në vitin 2016.

Nuk e llogariste më tutje sepse ka mbaruar gjithçka tashmë, nuk kemi të bëjmë me një shtet, kanë rënë institucionet. Por Shqipërinë këta e duan çiflig të një pronari. Pse? Se mbarojnë punë me një telefonatë. Ndërkohë në vendet e tyre të nxjerrin sytë nëse shkelet një dispozitë e vogël ligjore, apo ka një debat të vogël për një referendum, apo ka një debat të vogël për një çështje mjedisore. Dhe ne nuk po kërkojmë as më shumë dhe as më pak, standardet që këta kanë në vendet e Bashkimit Evropian, në vendet e tyre. Ne aspirojmë të bëhemi vend i Bashkimit Evropian, të futemi në familjen evropiane, por duke patur institucione të forta, duke patur ligje të

Partia Demokratike ka qenë i pari, zoti Berisha që vetë është shprehur në favor të plotë të pesë kërkesave të listuara, tre ditë më parë apo katër ditë më parë, kanë përzgjedhur zotin Goxhaj në atë moment. Kanë vijuar edhe personazhe të tjerë të asaj proteste të listojnë të njëjtat kërkesa në ditët me radhë, kështu që ne jemi në mbështetje të plotë të atyre pesë kërkesave, sepse janë kërkesa që në fakt janë në sintoni të plotë me betejat më të mëdha të Partisë Demokratike, me betejat më të mëdha të opozitës.

Unë nuk dua 'oënership', ne nuk duam pronësinë e asaj proteste. Ajo protestë është qytetare, ajo protestë është e të rinjve, ajo protestë është e qytetarëve shqiptarë, por ne nuk mundet në asnjë moment të harrojmë betejën e jashtëzakonshme që ka bërë Partia Demokratike përballë krimit të organizuar.