Autokrat me Shije apo i Çmendur?

Nga Irena Beqiraj

“Profesioni ynë ka qenë historikisht i varur nga patronazhi politik dhe kohët e fundit më janë nëpërmendur disa ide të zymta. Çfarë do të ndodhë nëse socialistët nuk i fitojnë zgjedhjet? A do të marrë fund papritur kjo mekë e arkitekturës bashkëkohore? A do të thahet befas ky burim pune, që duket i pashtershëm? A do t’i duhet kësaj ushtrie arkitektësh të ulë armët po aq shpejt sa u mobilizua?

Nuk e them thjesht për ta thënë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri thjesht të anuloheshin. Madje, do të shkoja edhe një hap më tej. Duke qenë se Shqipëria vazhdon të jetë një mbështetëse e ndriçuar e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nëse vendi nuk do të zhvillonte më kurrë zgjedhje dhe nëse ju, pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, thjesht do të vazhdonit si president i përjetshëm, ndoshta edhe si mbret.

Ngjarje të mëdha historike po zhvillohen ndërsa flasim. Autokracia po fiton me shpejtësi terren si forma përcaktuese e qeverisjes në shekullin XXI. Shpresat për një alternativë funksionale po shuhen çdo ditë. Duket sikur po përjetojmë fundin e idesë së “Fundit të Historisë”. Në këtë kontekst, lutja ime është sa e thjeshtë, aq edhe e drejtpërdrejtë: Në një botë autokracish, a mund të kemi të paktën një autokrat dashamirës dhe me shije?

E di se ajo që po ju kërkoj nuk është një sakrificë e vogël, por është një sakrificë me rëndësi të jashtëzakonshme. Shpresoj që do ta merrni në konsideratë.”


Kjo është një letër aluçinante e Reinier de Graaf, një nga arkitektët më të njohur europianë dhe partner në OMA, drejtuar nga ky i fundit kryeministrit Rama, i cili nuk nguron ta botojë në "Albanian Files "

Lexojeni me kujdes! Arkitekti me çiltërsi a tallje (vështirë të gjendet kufiri midis të dyjave në këto rreshta) pranon që RAMA është Autokrat por me Shije. Që ka kthyer Shqipërinë vendin më të varfër në Europë në Mekën e Arkitektëve të huaj , në një burim të pashtershëm pune ( kuptohet edhe parash ) i cili mund të thahej nëse "Autokrati me Shije" do të humbte zgjedhjet .

Ndaj për ulur riskun e biznesit të tij, arkitekti pragmatist i kërkon një sakrificë jo të vogël " Autokratit me Shije" anullimin e zgjedhjeve edhe shpalljen e vetes mbret.

Holandezi që jeton në një vend demokratik e di që zgjedhjet janë një prokurë qeverisjeje funksionale me pushtet e kohë të kufizuar. Ndaj që rrjedha e parasë që dihet nga vijnë të vazhdojë "Meka e Tyre" duhet të shpallet mbretëri.

Dhe "Autokrati me Shije" i rohitur nga deliri si për të normalizuar idenë e mbretërimit e publikon.

Nuk e di nëse ka ndonjë Strateg Algoritmi " që mund të normalizojë çmendurinë!

Por një gjë e di mirë .... që Autokrati edhe pse me Shije nuk duhet të rri më asnjë sekondë në atë zyrë!