Sarandë/ Një shtetas francez humb kontrollin e mjetit, përplaset me barrierën

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes Benz” me targa AB057NE, i drejtuar nga shtetasi francez Yacine Mechmache, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale në mjet, ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kryen edhe testin e alkoolit, ku rezultoi 0.00 mg/l, pa konsum alkooli.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.