Koeman paralajmëron Holandën: Maroku do të jetë testi ynë i vërtetë në Botëror
Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka paralajmëruar se Maroku do të jetë kundërshtari më i vështirë për ekipin e tij deri tani në Botërorin 2026, pavarësisht se "Tulipanët" e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë me shtatë pikë dhe 10 gola të shënuar.
Pas fitores 3-1 ndaj Tunizisë, Holanda siguroi përballjen me Marokun në raundin e 1/32-ave, por Koeman nuk e konsideron skuadrën e tij favorite.
"Nuk jam i sigurt nëse jemi favoritë ndaj Marokut. Duhet të përgatitemi maksimalisht, sepse është një ekip me shumë cilësi dhe mund të shënojë lehtësisht", deklaroi tekniku holandez.
Koeman refuzoi të fliste për rrugëtimin e mundshëm drejt finaleve, duke theksuar se në fazën me eliminim direkt nuk ka vend për llogari.
"Tani vjen prova jonë e vërtetë. Nëse humbet, shkon në shtëpi, ndërsa nëse fiton, vazhdon garën", u shpreh ai.
Trajneri pranoi gjithashtu se Holanda ka ende mangësi në aspektin mbrojtës, pasi ka pësuar gol në shtatë ndeshje radhazi. Sipas tij, skuadra duhet të jetë më kompakte dhe të reagojë më shpejt në tranzicion, megjithëse mbetet i kënaqur me efikasitetin në sulm, ku ekipi ka realizuar 10 gola në tri ndeshje.
Holanda do të qëndrojë në Kansas City deri të dielën, përpara se të udhëtojë drejt Monterreit të Meksikës, ku të hënën do të zhvillojë duelin ndaj Marokut për një vend në fazën e 1/16-ave të Botërorit.