Konfirmohen katër çiftet e para të fazës së 1/32-ave

Botërori 2026 po hyn në fazën më interesante, teksa tashmë janë konfirmuar katër çiftet e para të raundit të 1/32-ave.

Pas përfundimit të ndeshjeve në grupet A, B, C, D, E dhe F, disa prej kombëtareve kanë siguruar jo vetëm kualifikimin, por edhe mësojnë kundërshtarin e tyre në fazën me eliminim direkt.

Një nga përballjet më tërheqëse do të jetë ajo mes Brazilit dhe Japonisë, me pesë herë kampionët e botës që do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut përballë një rivali të fortë aziatik.

Një duel tjetër interesant është ai mes Holandës dhe Marokut, dy skuadra që kanë lënë përshtypje të mira në fazën e grupeve dhe synojnë të shkojnë sa më larg në këtë Botëror.

Afrika e Jugut do të përballet me Kanadanë, ndërsa SHBA-ja do të ketë përballë Bosnjë Hercegovinën në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Çiftet e konfirmuara të fazës së 1/32-ave:

Afrika e Jugut – Kanada

Brazili – Japonia

Holanda – Maroku

SHBA – Bosnjë Hercegovina

Ndërkohë, pjesa tjetër e çifteve do të përcaktohet pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura në fazën e grupeve, ku ende ka shumë skuadra që luftojnë për biletën drejt fazës me eliminim direkt.