VIDEO/ Holanda mposht Tunizinë, përballë Marokut në 1/16-at
Holanda ka siguruar vendin e parë në Grupin F të Botërorit 2026, pasi mposhti me rezultatin 3-1 Tunizinë në Kansas City. “Tulipanët” e mbyllën fazën e grupeve të pamposhtur dhe zgjeruan në 15 ndeshje serinë pa humbje në Kupën e Botës, ndërsa Tunizia e mbylli turneun pa asnjë pikë, duke pësuar plot 12 gola.
Holandezët kaluan në epërsi që në minutat e para, kur Ellyes Skhiri shënoi autogol pas një krosimi të Denzel Dumfries. Vetëm pak çaste më vonë, Brian Brobbey dyfishoi shifrat me një goditje me kokë pas asistimit të Virgil van Dijk.
Tunizia pati disa raste për të ngushtuar diferencën në pjesën e parë, por Bart Verbruggen reagoi saktë, ndërsa Holanda vazhdoi të krijonte raste të rrezikshme.
Në pjesën e dytë, Hazem Mastouri riktheu shpresat e tunizianëve duke shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi të Hannibal Mejbrit. Megjithatë, Holanda reagoi shpejt dhe Jan Paul van Hecke realizoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1.
Me këtë sukses, Holanda kualifikohet në fazën e 1/16 si fituese e Grupit F, ku do të përballet me Marokun. Ndërkohë, Tunizia largohet nga Botërori pa pikë, por shmangu një rekord negativ, pasi nuk u bë skuadra e parë që humb të tri ndeshjet e grupeve me katër ose më shumë gola diferencë.