'Rama jepe dorëheqjen'/ Marshimi protestë vijon pranë Rrugës së Elbasanit

Ora 22:28/ Marshimi protestë po vijon në rrugën e Elbasanit.

Janë me mijëra protestues që marshojnë në rrugë me thirrjet ‘‘Rama jepe dorëheqjen” Shqipëri revolucion’ ‘Ju erdhi fundi”

Më parë protestuesit u vendosën para parlamentit ku thërrisnin

“Parlament analfabet”, “Parlamenti i krimit”, “poshtë diktatura”, “Zegjine na numëro, shoh sa veta jemi bo”

Sot është dita e 26-të e protestës.