'Rama jepe dorëheqjen' Marshimi protestë vijon në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve në foltoren e improvizuar para kryeministrisë mijëra protestues nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës në ditën e 26-të të protestës kundër qeverisë Rama.

Me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Revolucion’ turma po marshon. Në reshtin e parë protestuesit mbajnë flamuj shqiptarë.

Ndërkohë gjatë fjalimeve në foltore u bë thirrje shqiptarëve nga të gjitha qytetet të bashkohen nesër në Tiranë.

“Nga ky shesh kërkojmë një Shqipëri të Re, prandaj nesër më shumë! Të shtunën të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë! Në protestë kombëtare për të kërkuar dhe ndërtuar një Shqipëri të Re!” deklaroi ajo mes brohoritjeve të turmës.