Berisha: Kur algoritmi të thotë ‘bëhu flamingo’, por komentet vazhdojnë, ‘Rama, jepe dorëheqjen!'
Pak ditë më parë, në një fjalim plot me mllef, akuza dhe sulme ndaj qytetatëreve që protestojnë sot në ditën e 26-të pa ndalim ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ky i fundit e gjeti fajtorin, që ishte algoritmi.
Sipas tij, ishte algoritmi i arsyes së protestave madhështore kundër tij, dhe se ai vetë dhe qeveria nuk kishin bërë asgjë të keqe, por populli nuk i shikonte të mirat e qeverisë së tij.
Me një koment ironik dhe një pamje po aq, kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video të Edi Ramës si flamingo.
‘Kur algoritmi të thotë ‘bëhu flamingo’, por komentet vazhdojnë ‘Rama, jepe dorëheqjen!’, shkruan Berisha në komentin e tij pranë videos që ka publikuar në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.