Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, pranë ish-Fabrikës së Miellit! Çfarë dihet deri tani

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas njoftimit, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht nuk dihen motivet dhe as autorët e mundshëm, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.