Shqiptarët në zgrip! A do të flas ndonjë socialist për këtë?!

Nga Irena Beqiraj

Paga mesatare bruto në Shqipëri është sa 24.5% të mesatares së Bashkimit Europian, çka do të thotë se një punonjës shqiptar fiton mesatarisht sa një e katërta e një europiani.

Ndërsa sipas EUROSTAT çmimet mesatare në Shqipëri janë sa 103.8% e mesatares europiane. Pra një shqiptar që e ka rrogën mesatare sa një e katërta e një europiani paguan çmimet më të larta se në Gjermani , Itali , Holandë , Serbi, Spanjë!

Shkurt shqiptarët jetojnë në zgrip !Nuk ka "Strateg Algoritmi" që e zhbën këtë!

Ndaj shqiptarët në shesh kërkojnë një qeveri që nuk merret me menaxhimin e algoritmit por krijon një ekonomi të balancuar .

A ka ndonjë socialist a socialiste që të na flas për këtë ?!

I lini argoritmet , leksionet e edukatës qytetare , apo hipokrizinë e prishjes së imazhit të Shqipërisë në botë, por dilni e u tregoni shqiptarëve sesi të përballojnë çmimet më të larta se mesatarja e Europës ndërkohë që paguhen sa një e katërta e pagës mesatare europiane!