Protestuesja denoncon masakrën mjedisore: 28% e gjithë rrjedhës lumore është humbur...

Në ditën e 26-të të protestës, një protestuese duke marrë fjalën ngriti shqetësimin për dëmin e madh që po I bëhet lumejve të Shqipërisë. ‘28% e gjithë rrjedhës lumore është humbur nga shtrati i tij natyror në vetëm shtatë vitet e fundit. Kjo është një masakër mjedisore!” tha ajo.

Nikaj Mërturi është një nga lumenjtë që së fundmi është përballur me ndërhyrjen e makinerive në shtratin e lumit. Banorët nuk kanë qenë pjesë e asnjë dëgjese.

Kemi të bëjmë me hidrocentrale, me diga, me gërryerje, si në rastin e Shkumbinit, në rastin e Cemit e për të gjithë Shqipërinë. 28% e gjithë rrjedhës lumore është humbur nga shtrati i tij natyror në vetëm shtatë vitet e fundit. Kjo është një masakër mjedisore!

Fatkeqësisht Shqipëria është rasti më i keq në gjithë Ballkanin përsa i përket shfrytëzimit të lumenjve. Dhe tashmë është radha e bregdetit. Duke filluar nga Vjosë-Narta e duke mos kursyer të gjithë vijën bregdetare.

Pre e zhvillimit jo të qëndrueshëm, pre e shkatërrimit dhe betonizimit të vijave bregdetare të paprekura, të dunave mijëravjeçare, të habitateve për specie të rrezikuara dhe të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Mesdheun. Jemi ankuar gjithmonë që kemi ligje të mira por çalojmë tek zbatimi. Fatkeqësisht sot nuk i kemi më as ligjet e mira, sepse ligji që ishte, ai që duhet të siguronte mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e zonave të mbrojtura, ligji 21 i 2024-ës, e hoqi dhe këtë status. Tashmë është legjitimuar çdo ndërhyrje në zonat e mbrojtura. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë!

Fjalimi I saj u shoqërua nga thirrjet në kor të protestuesve: Rama ik, Rama ik