Publikohen formacionet e ndeshjes Ekuador-Gjermani, Nagelsmann me rreshtim ultraofensiv
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ekuadorit dhe Gjermanisë, e vlefshme për javën e tretë dhe të fundit të Grupit E në Kupën e Botës 2026.
Takimi do të zhvillohet në ‘East Rutherford’ dhe do të nisë në orën 22:00.
Përzgjedhësi i Ekuadorit, Sebastian Beccacece, ka vendosur të rreshtojë skuadrën me skemën 4-4-2. Në portë do të jetë Galindez, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Franco, Ordonez, Pacho dhe Hincapie. Në mesfushë do të luajnë Yeboah, Vite, Moises Caicedo dhe Angulo, ndërsa në sulm do të jenë Plata dhe kapiteni Enner Valencia.
Nga ana tjetër, Gjermania e Julian Nagelsmannit zbret gjithashtu me një formacion ofensiv. Manuel Neuer do të mbrojë portën, me Kimmich, Rudiger, Tah dhe Raum në repartin defensiv. Në mesfushë do të aktivizohen Nmecha, Pavlovic, Sané, Musiala dhe Wirtz, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Kai Havertz.
Gjermanët konsiderohen favoritë në letër, por Ekuadori synon të befasojë dhe të sigurojë një rezultat pozitiv në një nga sfidat më interesante të mbrëmjes në Botërorin 2026.